OSHEE nuk u jep asnje pergjigje per demet e shkaktura ne elektroshtepiake per 50 familje ne fshatin Troshan te Lezhes. Defekti ne trasformatorin e vendosur per here te dyte brenda nje jave ka lene prej disa ditesh pa energji elektrike banoret e kesaj zone. Si pasoje e rrjetit i cili eshte i amortizuar dhe transformatorit i cili eshte ne meshire te fatit ka bere qe nga shkendija elektrike tu digjen paisjet shtepiake te shume familjeve. Njeri nga banoret thote se eshte ankuar tek OSHEE ne Lezhe, ku shqetesimit te banoreve drejtori Arqile Kokedhima nuk u ka dhene zgjidhje.

Banoret thone se transformatori i cili eshte zevendosuar dy javë me pare nuk eshte vendosur ne parametrat e duhur, ndaj eshte djegur serish duke ju shkaktuar dhe deme te medha .Jane pagues te rregullt te energjise , ndersa OSHEE eshte vene disa here ne dijeni te shqetesimit disa vjecar te banoreve, por ende nuk ka marre asnje mase per zevendesimin e transformatorit dhe rikthimin e energjisë elektrike.