5 PIKAT QË DO TË KËRKOHET FITIMI I NDESHJES. Federata Shqiptare e Futbollit ka lëshuar një deklaratë për media pas vendimit të Komisionit Disiplinor të UEFA-së ku e konsideron “qartësisht jo të proporcionuar”.

 

 

Megjithatë FSHF ka bërë të ditur se do të Apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv vendimin e UEFA-s. Nga ana e tjetër organi më i lartë i futbollit shqiptar është plotësisht i orientuar që ta apelojë, këtë vendim tek autoritetet kompetente sportive. Detajet e provave të apelit, nuk mund të jepen përpara publikimit të argumenteve të vendimit por disa çështje janë kategorike: 

 

Për Dronin fluturues: 

– FSHF nuk mban asnjë përgjegjësi për hyrjen e banerit fluturues në stadiumin e Partizanit. Siguria është një përgjegjësi e organizatorit. Nuk kishte tifozë shqiptarë në stadium. FSHF nuk mund të jetë përgjegjëse për mungesën e sigurisë në territorit serb, brenda dhe jashtë stadiumit 

 

Për sigurinë në stadium

– Nuk ekzistonin më kushtet e sigurisë për të vazhduar lojën. Arbitri i drejtoi lojtarët jashtë fushës për arsye sigurie por sipas raporteve, nuk ekziston vendim i arbitrit dhe as i zyrtareve te tjerë të UEFA-s, që siguria u rivendos. Fusha mbeti e pa sigurt. 

 

Për dëmtimet psiko-fizike

– Ka prova të qarta mjekësore që lojtarët e ekipit shqiptar ishin fizikisht dhe psikologjikisht të paaftë të luanin, si pasojë e dëmtimeve, që rrodhën nga dhuna e tifozëve vendas që hynë në fushë. 

Për ndëshkimin dhe racizmin

– Ndëshkimet janë dukshëm të padrejta, sepse thuajse barazojnë dënimet. Një stadium që ofroi parulla etnike, politike dhe fetare, urrejtje raciale u ndëshkua në mënyrë të njëjtë, me një baner të vetëm, të paligjshëm dhe me origjinë të pavërtetuar. 

 

Për braktisjen e ndeshjes

– Shkaqet finale që çuan në braktisjen e ndeshjes ishin mungesa evidente e sigurisë dhe dhuna e pësuar nga lojtarët shqiptarë dhe e ushtruar nga tifozët vendas. 

 

-Lojtarët shqiptarë nuk u njoftuan kurrë që zyrtari i ndeshjes vendosi qe takimi te vazhdonte. Ky pozicion është produkt fantazie. Skuadra shqiptare nuk refuzoi kurrë të vazhdonte ndeshjen. Lojtarët shqiptarë deklaruan se ata ishin fizikisht dhe psikologjikisht të paaftë për të luajtur një ndeshje futbolli. 

-Nuk ka referencë, në raportet zyrtare që zbrazja e stadiumit ishte mënyra e përshtatshme për të vendosur kushtet e sigurisë. Në qoftë se në opinionin e zyrtarëve të UEFA-s, kjo ishte gjëja e drejtë që duhej bërë, ata duhet të zbraznin stadiumin dhe më tej të rifillonin ndeshjen dhe të ftonin lojtarët shqiptarë në fushë, nëse ata i konsideronin lojtarët shqiptarë në gjendje për të luajtur. 

-Vendimi për të mos luajtur nuk ishte një vendim që ne e morëm. Ne nuk mund të pendohemi për një vendim që s’kemi marrë. Ishte një pamundësi për të luajtur dhe jo refuzim.

 

 

 

Keto jane dhe argumentet me te cilet Federata Shqiptare e Futbollit do të bazohet për të  apeluar vendimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës pranë Uefa-s

Artikulli paraprakBSPSH KUNDËR RRITJES TË ÇMIMIT TË ENERGJISË
Artikulli tjetërVIJOJNË AKSIONË PËR NDËRTIMET PA LEJE