Federata Shqiptare e Futbollit më në fund pas disa vitesh pritje dhe premtime prezantoi projektin zyrtar për stadiumin kombëtar që do të ndërtohet mbi rrënojat e ‘Qemal Stafës’ dhe do të quhet ‘Arena Kombëtare’ i pagëzuar nga kryeministri Edi Rama pas kualifikimit të Shqipërisë në Kampionatin Europian.

Stadiumi i ri është parashikuar të ketë 22.000 vende dhe me të gjitha tribunat e mbuluara. Në prezantimin e projektit i pranishëm ishte edhe kryeministri Rama. Stadiumi i ri do të jetë një kompleks multifunksional, që do të jetë në funksion jo vetëm një ditë në javë, por 7 ditë, ndërsa vlera e të cilit shkon në 50 mln Euro.  Mbështetjen e qeverisë në projektet e stadiumeve të futbollit, Presidenti i FSHF, Armand Duka e ka cilësuar si nisjen e një ere të re në sportin shqiptar. Stadiumi i ri dhe kualifikimi në Europian janë fytyra e re e futbollit shqiptar, theksoi Duka dhe pavarësisht vështirësive vazhdoi kreu i qeverisë së futbollit shqiptar “nuk ka objektiva të paarritshëm”.    Ende pa përfunduar “Elbasan Arena”,  Rama mori iniciativën dhe premtoi ndërtimin e një tjetër stadiumi modern, “Loro Boriçi” investim afro 18 mln euro.   Ndërsa në fund të fjalës së tij, kujtoi edhe njëherë tjetër sloganin që do të mbajnë në fanellat e tyre lojtarët e ekipit kombëtar në Francë 2016. “Ti Shqipëri më jep nder është slogani që ne kemi vendosur të përdorim në Euro 2016.”

Artikulli paraprakVOLEJ, RRASHKETA OPEROHET ME TEKNIKËN E FUNDIT SHKENCORE
Artikulli tjetërTAHIRI: PROKURORIA TË NISË HETIM PËR NDJEKJE PENALE