Volejbollisti i Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare Ditmir Rrashketa në shtator pritet që të jetë i gatshëm dhe të lërë pas dëmtimit e tij.

Rrashketa i është nënshtruar një ndërhyrje në tendinën e Akilit në spitalin shtetëror të Ortopedisë në republikën e San Marinos me një teknikë të fundit shkencore në fushën e mjekësisë. Operimi është bërë nga ortopedi i njohur Italian Diego Ghinelli dhe është ndërmjetësuar nga shkodrani Ylber Dibra, i cili prej 18 vitesh ushtron aktivitetin e tij në fushën e fizioterapisë në Itali. Televizioni shtetëror i San Marinos, SMTV i ka kushtuar një kronikë volejbollistit shkodran Ditmir Rrashketa. Ortopedi Ghinelli thotë se është përdorur teknika e fundit në operimin e Rrashketës për ta neutralizuar sa më shpejt dëmtimin e tij. “Kemi përdorur një teknikë të re që është për të ndërhyrë brenda në tendinë dhe për ta neutralizuar problemin kështu që duhet të shohim më vonë për përmirësimin sepse tani është shpejt”. Ortopedi Ghinelli thotë se në shtator pret rekuperimin total të Rrashketës. “Në shtator pritet që të rekuperohet plotësisht dhe të rikthehet në gjendje normale. Pas 20 ditëve nisim një terapi intensive dhe kjo terapi zgjat 45 deri në 120 ditë”. Spitali shtetëror i ortopedisë në San Marino tha se kjo ndërhyrje që është bërë për Rrashketën është një perspektivë për të ardhmen. “Kjo është një përsepktivë për të ardhmen dhe presim rezultate të mëdhaja dhe me pak kosto ekonomike, fizike dhe bioligjike për sportistët por edhe qytetarët”. Diego Ghinelli që bëri operacionin e volejbollistit shkodran Ditmir Rrashketa njihet si një nga kirurgo-ortopedët më të mirë në Itali duke shpëtuar disa prej sportistëve më të njohur italian por jo vetëm. Është pritur që Rrashketës t’i zgjasë edhe më shumë dëmtimi por falë kësaj ndërhyrjeje në shtator do të jetë i gatshëm për Vllazninë dhe kombëtaren.

Artikulli paraprak“MË NXIT NJË LIBËR” NË BIBLIOTEKËN E UNIVERSITETIT
Artikulli tjetërFSHF PREZANTON “ARENËN KOMBËTARE”