Fshihte 16.5 kg kanabis në banesë, arrestohet 54-vjeçari

Finalizohet me sukses operacioni “BEFASIA” në Përmet ku janë sekuestuar 16.5 kg dhe 92 bimë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Lënda narkotike u zbulua në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në fshatin Gur, Këlcyrë në amjentet jashtë shtëpisë së shtetasit Petrit Baço kishte të kultivuara bimë narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me seksionin e Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër u krye kontroll në këtë ambjent. Si rezultat i kontrollit të kryer u gjetën të kultivuara 92 bimë narkotike Cannabis Sattiva. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi në Këlcyrë u gjetën 16.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u arrestua në flagrancë (autori) shtetasi: Petrit Baço, 54 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet. Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 284 dhe 283/1 i Kodit Penal

Artikulli paraprakKOSTO E REHABILITIMIT TË HEKURUDHAVE I KALON 427 MILIONË EURO
Artikulli tjetërPËRLESHJE TË DHUNSHME NË PARLAMENTIN TAJVANEZ