Përleshje të dhunshme në Parlamentin tajvanez

Një debati i nxehtë për derdhjen e miliarda dollarëve për infrastrukturën ka shkaktuar përleshje dhe dhunë në Parlamentin e Tavjanit. Anëtarët e partisë në pushtet Partia Progresive Demokratike (DPP) dhe deputetët e partisë opozitare nacionaliste hodhën shishe uji dhe u përleshën fizikisht midis tyre. Programi i Zhvillimit të Infrastrukturës i mbështetur nga DPP-ja u miratua këtë muaj dhe synon të nxisë kërkesën e brendshme dhe të ribalancojë ekonominë e ishullit nga mbështetja e tij tek eksportet. Plani prej 12.6 miliardë dollarësh është vetëm gjysma e madhësisë së planit të përgjithshëm të shpallur nga qeveria në muajin mars. Ligjbërësit e opozitës kishin kritikuar planin origjinal duke shkuar përtej kufirit afat-gjatë të presidentit të Tajvanit Tsai Ing-wen dhe partisë së saj. Mos marrëveshjet shpërthyen nga mënyra se si duhet të ndahen fondet. Ligjvënësit e Tajvanit janë shumë të rrëmujshëm dhe të njohur për grindjet e vazhdueshme të tyre, kur përfshihet hedhja e mikrofonave apo e shisheve të ujit.

Artikulli paraprakFSHIHTE 16.5 KG KANABIS NË BANESË, ARRESTOHET 54-VJEÇARI
Artikulli tjetërPO TENTONIN TË KALONIN ME HELIKOPTERË DREJT BRITANISË, NDALOHEN 4 SHQIPTARË