Së bashku me rritjen e temperaturave, është rritur ndjeshëm edhe numri i vizitorëve në pikën turistike të Shirokës.

Qindra persona, familjarë dhe grupe të rinjsh, por që nuk mungonin këtu edhe mosha e tretë, kanë vizituar Shirokën gjatë së dielës. Dikush për një xhiro përgjatë trotuarit, të tjerë kanë shijuar një drekë në breg të liqenit, ndërsa të rinjtë, ata më të apasionuarit, kanë provuar temperaturat akoma të ulëta të ujit të liqenit. Pas dimrit të ftohtë dhe ngricave që përfshinë vendin, tashmë numri i turistëve në Shirokë po rritet dita-ditës.

Fillimisht janë qytetarët e Shkodrës dhe vendasit që e kanë pupulluar këtë pikë turistike, por me hapjen e sezonit turistik, mijëra vizitorë pritet të shfaqen në brigjet e liqenit… E gjendur rreth 5 km larg qytetit, Shiroka është destinacioni i preferuar gjatë fundjavave. Çdo visitor në Shirokë mund të kalojë këndshëm, nën klimën e ajrit të pastër, pranë liqenit dhe pishave të Taraboshit. Vitet e fundit edhe numri i restoranteve të ndërtuara në këtë zonë ka qenë i madh, gjë që ka rritur gradualisht edhe ofertën turistike të Shirokës.

Artikulli paraprakBASHA: PD NUK REGJISTROHET PËR ZGJEDHJE FASADË
Artikulli tjetërSHKODËR, SHTYLLA ELEKTRIKE RREZIKON QINDRA BANORË