Një shtyllë elektrike e tensionit të mesëm e aksidentuar rreth një vit më parë rrezikon jetën e qindra banorëve të lagjes Partizani në Shkodër.

Përgjatë rrugës “Lëvizja e Postribës” në këtë lagje, shtylla elektrike po dëmtohet dita-ditës, ndërsa mund të bjerë nga momenti në moment. Banorët që jetojnë në këtë zonë janë alarmuar për situatën, ndërsa thonë se rrezikohen fëmijët dhe ndërtesat e tyre.

Edhe pse një vit më parë është bërë një keërkesë pranë Operatorit të SHpërndarjes së Energjisë Elektrike, ndërhyrjet kanë munguar. Përgjatë kësaj rruge në lagjen Partizani, shtyllat elektrike janë aksidentuar disa herë gjatë natës, ndërsa është dashur thirrja e banorëve që OSHEE të ndërhyjë. SHkak i dëmtimeve në këtë zonë është bërë shpeshherë edhe mungesa e ndriçimit në pjesën më të madhe të rrugës.

Artikulli paraprakFUNDJAVË SHKODRANE NË SHIROKË
Artikulli tjetërAKTIVITET FESTIV ME KOMUNITETIN ROM