20 shefa të njohur kuzhine në Lezhë u bënë bashkë në një mision të veçante dhe human në mbeshtetje të qendrës rezidenciale “Rozalba”, ku strehohen vajzat e mitura që kanë mbetur jetime apo kanë rënë pre e dhunës.Me mbështetjen e “Rotary Club of Lezha” për të dytin vit radhazi kuzhinieret organizuan një mbrëmje bamiresie, ku u mblodhën rreth 10 mijë euro, ku të ardhurat do të shkojnë për 22 vajzat e qendrës “Rozalba” si dhe për 300 familje në nevojë të cilët do të mbështeten me pako ushqimore për festat e fundvitit.
Fteses për të kontribuar iu përgjigjen dhjetëra qytetarë, përfaqësues institucionesh dhe të biznesit, ndërsa kjo iniciative synohet të kthehet në traditë të përvitshme në Lezhë.
Drejtuesja e qendres “Rozalba” moter Alma Zogu thotë se këtë vit kjo qender ka pritur edhe 8 raste të reja dhe falë mbështetjen përmes donacioneve po funksionon më së miri.
Qendra rezidenciale “Rozalba” ndodhet në fshatin Gjader të Lezhës dhe është ngritur 9 vite më parë nga Kisha Katolike për ti ardhur në ndihmë vajzave të mitura pa kujdes prindëror.