“Furtunë” në komisariatin e Rinasit. Shkarkohen nga detyra 15 punonjës, 9 kontrollorë dhe 6 ndihmës specialistë. Largimet nga detyra janë bërë për shkak të performancës së dobët në punë, ndërsa disa prej tyre janë transferuar në pozicione të tjera.

Shkarkimet janë bërë me urdhër të Aida Hajnajt, e cila është Drejtoreshë e Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin.

Largimet nga detyra të punonjësve vijnë pak ditë pas lirimit të Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako. Në vendin e tij është komanduar Rebani Jaupi, cili pritet që të bëjë disa lëvizje.

Artikulli paraprakNJË I VRARË DHE NJË I PLAGOSUR ME ARMË ZJARRI
Artikulli tjetërKUVENDI NIS SOT PUNIMET PËR VITIN 2018. JA RENDI I DITËS