Një vrasje ka tronditur kryeqytetin para pak minutash. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Shefqet Musaraji’ në kryeqytet, ku brenda një automjeti është gjetur një person i plagosur me armë zjarri. Pavarësisht ndihmës së shpejtë, 32 vjeçari më iniciale E.B ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë që në spital ka mbërritur i plagosur me armë zjarri edhe shtetasi M.D 27 vjeç, icili gjendet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që policia po heton për zbardhejn e ngjarjes. Njoftimi i policisë: Më datë 14.01.2018, rreth orës 17.50, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën ” Shefqet Musaraj”, një shtetas ndodhet i demtuar në një automjet. Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se: Në rrugën “Shefqet Musaraj”, në një mjet është gjetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.B., 32 vjeç, i cili u dërguar menjëher në spital, ku ka ndërruar jetë.Ndërkohë në spital ka shkuar i dëmtuar me armë zjarri në shpatull edhe shtetasi M.D., 27 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Detaje të reja për ngjarjen në rrugën “Shefqet Musaraj”. Dy personat kanë qenë shok me njëri tjetrin. Dyshohet se dy personave ju është bërë atentat.Viktima Emiliano Boçi, shofer tek Drejtoria e Doganave.Dy personat kanë qenë duke dalë nga një lokal kur janë qëlluar.Në 2010 Emiliano Boçin kanë tentuar ta vrasin pas një konflikti.

Artikulli paraprakPËRNDIQTE ISH-BURRIN ME TELEFONATA E SMS, NISIN HETIMET PËR 28-VJEÇAREN
Artikulli tjetër“FURTUNË” NË KOMISARIATIN E RINASIT, SHKARKOHEN 15 PUNONJËS