Vllaznia në futboll për femra ka siguruar fitimin e titullit kampion për herë të 11-të në histori. Shkodranet nuk kanë rivalë në Shqipëri dhe këtë e konfirmuan në finale me Apoloninë, aty ku triumfuan me shifrat e thella 4-0. Franja me dopietë, Berisha dhe Ramadani, vendosën fitoren e Vllaznisë 4-0 në “Shtëpinë e Futbollit”. Pas fitimit të tiullit të 11-të kampion të Vllaznisë së femrave, trajneri Nikolin Leka, u shfaq shumë i emocionuar.

Edhe presidenti Lazër Matija ishte shumë i lumtur për fitimin e titullit të 11-të kampion me Vllazninë e femrave.

Kështu, Vllaznia vijon të ketë një dominim absolut në futbollin shqiptar, aty ku nuk njohin ende asnjë humbje në fushë.

Artikulli paraprakLAGJJA “TEPE” NËN PUSHTETIN E MBETJEVE
Artikulli tjetërRRUGA “KUPE DANJE” ME GROPA, PA KAPAKË TË PUSETAVE