Ashtu siç e kishte paralajmeruar vete trajneri Qatip Osmani, tek Vllaznia ka mberritur nje tjeter futbollist. Behet fjale per shqiptaret e Kosoves, Alfred Ajdareviç. Ai eshte 25 vjeç dhe eshte formuar si futbollist ne Suedi ku ka luajtur me disa skuadra, se fundi me Orebro dhe tashme do te vishet kuqblu

Ajdarevic luan ne rolin e mesfushorit fantasist, i cili i kishte munguar prej kohesh Vllaznise dhe drejtuesit e saj shpresojne qe me ne fund te kene gjetur lojtarin e duhur per kete pozicion.

Firmen me kete lojtar e ka zyrtarizuar vete klubi shkodran permes nje postimi te bere pak minuta me pare ne faqet e tij zyrtare teksa shkruan:

“Klubi i Futbollit Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se nga sot pjesë e tij zyrtarisht është edhe futbollisti Alfred Ajdarevic. Është 25 vjeç, luan në rolin e mesfushorit të qendrës dhe është rritur dhe formuar si futbollist në Suedi.

Ai vjen tek Vllaznia për të dhënë më të mirën e tij, teksa ka firmosur një kontratë 6 mujore, me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër.

Mirë se erdhe Alfred Ajdarevic!”

Artikulli paraprakMALESI E MADHE, NDËRHYN NË MATËSIN E ENERGJISË, 3 TË PROCEDUAR
Artikulli tjetërBERISHA APELOI MASËN ARREST SHTËPIE, GJKKO SHTYN VENDIMIN PËR ISH-KRYEMINISTRIN PËR 30 JANAR