Vllaznia në futsall e ka nisur me fitore turneun që po zhvillohet në Mal të Zi, “Ulqini Open 2025”. Kuqeblutë fituan me rezultatin 4-0 ndaj ekipit të Sloga 2, falë golave të Gjoklaj, Djepaxhia, Tafili dhe Bashaj. Sa i takon ndeshjes, Vllaznia e dominoi atë nga fillimi e deri në fund dhe si rrjedhojë nuk e vendosi asnjëherë në dyshim fitoren. Edhe trajneri i Vllaznisë në futsall, Alsid Tafili u shpreh i kënaqur me nisjen e mbarë që i kanë bërë këtij turneu.

Tafili foli edhe për ndeshjen e rradhës që kuqeblutë do të kenë ndaj Pro Conto, ndërsa u ndal edhe tek synimet që Vllaznia ka në këtë kompeticion.

Vllaznia e futsallës ka si synim fitimin e këtij turneu dhe paraqitjen sa më mirë në të, kjo edhe pas disa afrimeve të bëra gjatë kësaj periudhe.

Artikulli paraprakZHABJAKU: SUKSES PROJEKTI “SHËNDET PËR TË GJITHË”
Artikulli tjetërBECI INSPEKTON PUNIMET TE “MARTIN CAMAJ”