Sot prokuroria e posaçme zyrtarizon listën e të përzgjedhurve për Byronë Kombëtare të Hetimit që kalojnë në fazën e dytë.

Burime nga komisioni i përzgjedhjes së kandidaturave dhe shqyrtimit të dokumentacionit bënë me dije se nga 40 kandidatë, më pak se gjysma e tyre i plotësojnë kriteret duke skualifikuar për mungesë eksperience dhe dokumentesh më shumë se gjysmën e garuesve.

Në këtë listë garojnë nga kreu i gardës së republikës, numri dy i policisë së shtetit, kreu i burgjeve, kreu i kufirit, drejtuesi i prokurorisë Shkodër e shumë ekspertë, juristë dhe njohës të ekonomisë. Lista pritet të publikohet sot në faqen zyrtare të BKH-s, ndërsa pas një testimi që pritet të zgjasë deri në dy muaj Shqipëria do të ketë kreun e byrosë kombëtare të hetimit.

Artikulli paraprakSOT VJEN NË TIRANË PRESIDENTI I PE-SË, TAKIME ME METËN, RAMËN, BASHËN DHE FJALIM NË KUVEND
Artikulli tjetërPAS 4 MUAJSH NEGOCIATA, SOT NË KUVENDIN E KOSOVËS VOTOHET QEVERIA E RE