20 Prilli eshte afer dhe tashme jane zyrtare edhe kandidaturaay per numrin nje te universitetit te Shkodres.

Dy pedagoget, Adem Bejkteshi dhe Arjeta TRoshani, jane ne garen per rector te univeristetit “Luigj Gurakuqi” ne Shkoder. Por kush jane dy kandidatet:

1-Adem Bekteshi, professor i kimise prane universitetit te Shkodres, ne fakultetin e Shkencave te natyres ne departamentin e biologjise kimise, ku prej 8 vitesh eshte dekan i ketij fakulteti. Vjen ne kete gare me nje background te gjere si pedagog. Ai perfundoi studimet me rezultate te larta ne universitetin e Tiranes, nderkohe që eshte kualifikuar ne fushen e kimise, ekologjise dhe mesimdhenies ne universitete te njohura, si ne ate te Bolonjes dhe BArit ne Itali, ëest London university ne Angli, Pace University ne SHBA, ne Universitetin e GRazit, Saint Michele Colege Burlington ne SHBA. Ai mban mbi supe nje pervoje te gjate prej mbi cerek shekulli ne mesimdhenien e kimise ne unviersitete. Pervec mesimdhenies, Adem Bekteshi ka nje kontribut te shquar ne kerkimin shkencor me mbi 80 artikuj dhe kumtesa ne konferenca kombetare dhe nderkombetare. Ne drejtimin te fakultetit, ne senat, grupe pune dhe konferenca ka shprehur vizionin e tij per zhvillimet strategjike te universitetit per konsolidimin e institucxioneve dhe perparimin e tij. Ai vjen ne kete gare me nje backgraund te pasur, duke i ftuar te gjithe ta mbeshtesin.

2-Arjeta Troshani, lindi ne Shkoder më 12 Korrik 1971 në një familje shkodrane me tradita qytetare. Znj. Troshani ka kryer një sërë specializimesh dhe kualifikimesh në kuadrin e projektit të Departamentit Amerikan te Shtetit me Universitetin e Illinoisit te Jugut si dhe në kuadrin e projekteve TEMPUS, INTERREG. Gjate këtyre viteve Znj.Troshani ka kontribuar në drejtimin dhe konsolidimin e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Shkodrës. Ajo ka pregatitur leksionet e 11 lëndëve duke shfrytëzuar kryesisht literaturë nga autoret më të mirë nga SH.BA. dhe Europa Perëndimore dhe duke kontribuar me këtë në mësimdhënien bashkëkohore dhe me cilësi. Znj. Troshani ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në bashkëpunimet me komunitetin e biznesit dhe qeverisë lokale në fushën e zhvillimit ekonomik dhe kryesisht në sektorin e turizmit Vlen të theksohet eksperienca mjaft e pasur kërkimore shkencore si dhe në mësimdhënien jashtë shtetit që Znj Arjeta Troshani ka pasur në disa Universitete Amerikane dhe Europiano-Perëndimore si : Universiteti i Vjenës, Universiteti i Grazit, Austri, Universiteti i Bolonjës, Itali, Universitetin e Ebersvaldit, Gjermani, Universiteti i Leçes, Itali, Universiteti Katolik i Leuven, Belgjikë, Universiteti i Pembrookut, SHBA, Universitetin e Karolinës Lindore, Universiteti i Karolinës Qëndrore, Universiteti Metropolitan i Denverit, SHBA, Fakultetin e Turizmit, Universiteti i Rijekës, Kroaci, Fakulteti i Sarajevës, Bosnjë Herzegovinë, Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Malit të Zi, Fakulteti i Turizmit në Kotor, Mali i Zi. është autore e dy teksteve universitare, 4 monografive nga të cilat 2 në gjuhë të huaj dhe e 13 artikujve në gjuhën angleze nga të cilat 6 në revista me faktor impakti. Prof.dr.Arjeta Troshani ka një përvoje mësimdhënëse afro 23 vjecare si pedagoge e marketing-turizmit ne Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Shkodrës. Znj.TROSHANI ka një eksperiencë relativisht të gjatë në drejtimin e Fakultetit Ekonomik të U.Sh. gjatë periudhës 2000 -2001 dhe 2008- 2016 si Dekane e këtij Fakulteti dhe në periudhën 1999 – 2008 ka qenë Drejtore e Departamentit të Administrim-Biznesit të Fakultetit të Ekonomisë. Ka nje vizion te qarte per zhvillimin e universitetit te Shkodres, per ta kthyer ne universitetin ne qendren e zhvillimit te Shkodres ajo vjen ne kete gare me nje backgraund te pasur, duke i ftuar te gjithe ta mbeshtesin.

Artikulli paraprakDEKRIMINALIZIMI, PLOTËSIMI I FORMULARIT NË MALËSINË E MADHE DERI ME 4 MAJ
Artikulli tjetërRUS, MOSKRASITJA E PEMËVE, SHQETËSIM PËR BANORËT