Këshilli i Lartë Gjyqësor ka nisur përzgjedhjen e kandidatëve gjyqtarë për ngritjen e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

Në mbledhjen e zhvilluar sot, KLGJ shqyrtoi disa nga prioritet në lidhjen me funksionimin e Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe emërimin e kandidatëve për magjistratë të diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës.

Më përputhje me kompetencat e përcaktura nga ligji, KLGJ vendosi nisjen e procedurës për caktimin e përkohshëm të gjyqtarëve pranë Gjykatave së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke i hapur rruge krijimit të këtyre gjykatave.

Gjithashtu nisi procesin e komunikimit me institucionet shtetërore kompetente për verifikimin e pasurisë dhe figurës së kandidatëve për magjistratë të diplomuar në vitin 2018.

Ndërkohë, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi deklarimin e mbarimit të statusit të gjyqtarit Metush Saraçi, për shkak dorëheqjeje.

Artikulli paraprakVAJZA NGA FRANCA: EDHE SHQIPTARËT TË PROTESTOJNË
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN 8 MIJË LITRA VERË KONTRABANDË, ARRESTOHEN ADMINISTRATORI DHE SHOFERI