Kryeministri Edi Rama ka pritur në portin e Vlorës kryeministren e Italisë e cila udhëtoi me tragetin Brindizi Vlorë së bashku me bashkëshortin e saj Andrea Giambruno dhe vajzë Ginevra. Kreu i qeverisë shqiptare mbërriti rreth orës 17 ndërsa më parë policia rrugore ka marrë masat duke larguar nga rrugët ku do të kalonte shefja e qeverisë italiane makinat e parkuara. Mësohet se ajo vjen me ftesë të Ramës por nuk ka të dhëna se sa do të jetë qëndrimi i saj në Shqipëri.

Të dielën në jug të Shqipërisë mbërriti edhe Ish kryeministri britanik Toni Bler. Ai ka është ulur me helikopter në Himarë duke u vendosur në vilën qeveritare. Burimet kanë bërë të ditur se vizita nuk është shtetërore por ata do të kalojnë disa ditë në jugun e Shqipërisë me ftesë të Ramës. Së fundmi në disa intervista në mediat e përtej Adriatikut Rama ka theksuar një bum të pushuesve nga Italia në shqipëri. Kjo sipas tij për shkak të çmimeve më të lira por edhe të shërbimit dhe të ushqimit si dhe natyrës së mrekullueshme shqiptare

Së fundmi Rama ka shprehur vlerësime për Melonin duke e cilësuar një njeri të fortë e të drejtë në reagimet e bëra në bashkimin evropian. Ndërkaq duket se vlerësimet e bëra në mediat e përtej detit për bregdetin shqiptar Rama do tua prezantojë edhe drejtuesve të lartë të politikës italiane por dhe britanike.

Artikulli paraprakPROJEKTLIGJI/ TAKSA E PRONËS DO TË RËNDOJË XHEPAT E SHQIPTARËVE
Artikulli tjetërPROTESTË PËR LIRIMIN E KRYEBASHKIAKUT TË ZGJEDHUR TË HIMARËS! NË MBËSHTETJE TË BELERIT PREZENT KRYEBASHKIAKU I ATHINËS DHE I SELANIKUT