Është shtyrë seanca për ish-ministrin Fatmir Mediu, i cili është nën hetim për çështjen e Gërdecit.

Në procesin gjyqësor u paraqit biznesmeni Mihal Delijorgji, ndërsa ky i fundit refuzoi të dëshmonte për shkak se ka qenë bashkë i pandehur. Ndërkohë për Luan Hoxhën dhe ish-sekretaren e Bumçit nuk nuk ka asnjë njoftim. Per rastin e Denis Hajdarit, u urdhërua nga GJKKO shoqërimi i detyrueshëm.

Kujtojmë se Mediu po hetohet për shpërdorim detyre në lidhje me vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve pas shpërthimit që ndodhi në Gërdec më 15 mars të vitit 2008.

Artikulli paraprakRRITET ÇMIMI I UJIT NË QARKUN E LEZHËS, ENTI RREGULLATOR VENDOS TARIFAT E REJA
Artikulli tjetërHAPEN APLIKIMET PËR TË PËRFITUAR NGA SKEMA KOMBËTARE PËR BUJQËSINË E BLEGTORINË! SYNOHET TË PËRFITOJNË 70 MIJË FERMERË