Vllaznia në basketboll ka pësuar një tjetër humbje pas asaj me Tiranën. Kësaj rradhe si kundërshtarë kanë pasur ekipin e Kamza Basket ku ndeshja është myllur me fitoren e ekipit mik. Në këtë takim është shënuar edhe rikthimi i basketbollistit shkodranë Damian Bekteshi i cili prej disa muajsh ka qënë në fazë rikuperimi.

Për trainerin Gjeçaj rikthimi i Bekteshit është mjaft pozitive edhe pse në këtë takim nuk u arrit të triumfohej. Tashmë pas eleminimit nga Kupa e Shqipërisë fokusi kryesorë i Vllaznisë në basketboll do të jetë kampionati ku si objektiv kanë të jenë në zonën e play-off ose pozicionimi në vendin e pestë. Si një nga problematikat e skuadrës së kuqebluve në basketboll është edhe mungesa e sponsorëve e kjo ka ndikuar edhe duke mos mundur të realizojnë afrimet e duhura në ekip.

Artikulli paraprak318 SHTETAS KTHEHEN NË KUFI
Artikulli tjetërVLLAZNIA I RIKTHEHET SËRISH STËRVITJES