Opozita do të zhvillojë një tjetër mosbindje civile në 29 tetor. Nënkryetari i PD-së, njëherësh drejtuesi politik i Lezhës, Agron Gjekmarkaj i ka bërë thirrje qytetarëve që të martën të behën bashkë për bllokimin e rrugës së Milotit.

Gjekmarkaj është shprehur nga Mirdita ku ka marrë pjesë në festën e gështenjave, se në mosbindje civile, synohet t’i bllokohet rruga regjimit, që sipas tij përdor si armë arrestimin politik të drejtuesve të opozitës.

“Ne Mirdite ( Rrubik) ne token e Katedraleve, te beses, qendreses,lirise dhe identitetit Europian te shqiptarve! Ne festen e geshtenjave, ne gezimin e jetes ne nevojen per ndryshim! Te gjithe ne mosbindje ndaj regjimit , bashke me 29 Tetor ne Milot jo ne bllokimin e rruges por ne ate te neodiktatures, qe rrezik sheh opoziten , qe arme ka arrestimin politik! Bashke per Shqiperine europiane kunder narko skay enkroçat! Mirdita e e 600 viteve liri! Mirditda e princave e kapedanve, Mirdita e fjales dhe perballjes!”, është shprehur numri dy i PD.

Artikulli paraprakLIZA BRUNGA LIBËR PËR KISHAT E ZADRIMËS
Artikulli tjetërTURI PËRMBYLLËS/ URSULA VON DER LEYEN MBËRRIN NË MAL TË ZI