Gjatë ditës së djeshme, në rrugën “Dedë Gjo Luli” në kryeqytet, në ambientet e një lokali, ka ndërruar jetë shtetasi me inicialet F.B, 65 vjeç, banues në Tiranë.

Nga vlerësimi paraprak i ekspertëve të IML-së, gjykohet se vdekja është aksidentale dhe po pritet për kryerjen e aktit të ekspertimit mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Gjithashtu, po dje në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, pranë një lokali është gjetur i vdekur shtetasi A.D, 73 vjeç, banues në Tiranë.

Edhe në këtë rast, nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Të dyja materialet iu referuan nga policia Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Artikulli paraprakNË PRITJE TË AUTORIZIMIT,META-BUSHATI TAKIM SQARUES NË PRESIDENCË
Artikulli tjetërGODITET GRUPI SHQIPTAR I PROSTITUCIONIT, ARRESTOHET DREJTUESI