Një grup kriminal që shfrytëzonte vajzat për prostitucion është goditur nga policia e Athinës, që ka arrestuar 5 persona, mes tyre dy shqiptarë, raportojnë mediat greke.

Romeo Blido 24 vjeç nga Fieri cilësohet kryetari i grupit. Ndërsa shqiptari tjetër i arrestuar është Eraldi Cura 23 vjeç. Grupi kriminal rekrutonte vajza kryesisht nga Shqipëria dhe Rumania, të cilat më pas i shfrytëzonte seksualisht.

Anëtarët e grupit nisnin kontaktet me vajzat përmes rrjeteve sociale, kryesisht në Facebook. Aty i joshnin dhe më pas vendosnin të takoheshin me pretendimin se kërkonin lidhje dashurore me to.

Përmes metodave mashtruese dhe duke u dhënë përfitime monetare, më pas i shfrytëzonin si prostituta. Në rrjetën e Romeos shqiptar ra dhe një vajzë 14-vjeçare bullgare.

Skema ishte e njëjtë. Rekrutim nga rrjetet sociale përmes internetit. 14-vjeçarja pasi ishte takuar me Romeon, ishte detyruar prej tij që të merrte pjesë edhe në orgji me 10-15 persona.

Organizata kriminale funksiononte kryesisht në lagjen Kalitheas të Athinës. Policia sekuestroi 63.830 Euro, 6 makina, 3 kompjuterë, 96 celularë dhe blloqe me shënime.

Institucionet kompetente greke kanë ofruar gjithashtu ndihmë për vajzën 14-vjeçare bullgare, e cila ra viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore.

Artikulli paraprakGJENDEN TË VDEKUR DY TË MOSHUAR NË VENDE TË NDRYSHME
Artikulli tjetërNXËNËSI THER MËSUESIN ME THIKË