Gjenden të vdekur në një kamion 8 persona në SHBA

Trupat e pajetë të 8 emigrantëve klandestinë, mes të cilëve edhe dy fëmijë, u gjetën në rimorkion e një kamioni të parkuar pranë një supermarketi në San Antonio të Teksasit. Në kontenier policia gjeti edhe 30 persona të tjerë, 20 prej të cilëve u shtruan në spital, në gjendje të rëndë. Shoferi i kamionit u vu në pranga dhe autoritetet kanë nisur hetimet për trafikim të qenieve njerëzore. Shefi i policisë lokale, William McManus tha se në mjet gjendshin rreth 40 vetë. Forcat e rendit ndërhynë pas sinjalizimit nga një punonjës i supermarketit të afërt, të cilit një person që po hynte në kamion i kishte kërkuar ujë. Autoritetet besojnë se shkak i vdekjeve është bërë i nxehti brenda kontenierit dhe dehidratimi.

Artikulli paraprakVDEKJA E 15-VJEÇARES RUSE, PROKURORIA KËRKON 45 DITË BURG PËR DREJTUESIN E MJETIT TE UJIT
Artikulli tjetërVDEKJA E TURISTES,POLICIA BLLOKON 65 SKAFE E MOTORA UJI NË KSAMIL