Vdekja e turistes,policia bllokon 65 skafe e motora uji në Ksamil

Pas vdekjes së vajzës së re ruse që humbi jetën në detin e Ksamilit duke bërë not, burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se institucionet lokale në Ksamil në bashkëpunim me policinë kanë arritur që të bllokojnë rreth 65 skafe dhe motora uji sepse ishin jashtë standarteve të kërkuara. Mësohet se një operacion i tillë është ndërmarrë në të gjithë Shqipërinë. 15-vjeçarja ruse, Kseniya Ryok, e cila humbi jetën dy ditë më parë në Ksamil, është goditur nga një skaf dhe vdekjen e saj e kanë shkaktuar mjete prerëse helikë. Ky është rezultati i ekspertizës së spitalit të Sarandës për shkaqet e vdekjes së turistes. Policia ditën e djeshme ka sekuestruar skafin që dyshohet se ka goditur të miturën si dhe ka arrestuar pronarin e mjetit lundrues, biznesmenin Ermal Fataj. Burime pranë spitalit të Sarandës thanë për Shqiptarja.com se ekspertiza ka saktësuar pikërisht mjetet prerëse tip helikë si shkak për vdekjen tragjike të Kseniya Ryok nga Shën Petersburgu. Rreziku nga motorët e ujit, merren masa në Shëngjin Edhe në Shëngjin janë marrë masa ku motorët e ujit lëvizin larg bregut dhe qëndrojnë në vendet e përcaktuara nga pushteti vendor

Artikulli paraprakGJENDEN TË VDEKUR NË NJË KAMION 8 PERSONA NË SHBA
Artikulli tjetërTENTON T’I SHPËTOJE KONTROLLIT, ISHTE NË KËRKIM NGA POLICIA