Një gomone është gjetur sot në Fier, ndërsa dyshohet se do të përdorej për transport të lëndëve narkotike.

Policia Kufitare e Vlorës bën me dije se: në bashkëpunim me Delta Forcë në kuadër të parandalimit të trafikimit të lëndëve narkotike, kanë zhvilluar kontrolle të imtësishme në zonat dhe territoret me risk në të cilat dyshohet se mund të trafikohet lëndë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, ditën e sotme në vendin e quajtur Pishpore, Fier,

midis pishave është konstatuar i fshehur një mjet lundrues tip gomone, i cili dyshohet se do të përdorej për trafikim të narkotikëve drejtim Italisë.

Mjeti lundrues është 10 metra i gjatë me dy motorë.
Nga verifikimet ka rezultuar se ky mjet është i pamatrikulluar dhe me numrat e motorëve të fshirë.

Për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale mjeti iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Artikulli paraprakSHQIPTARË DREJT SHBA DHE BRITANISË ME VIZA FALSE, ZBULOHET GRUPI KRIMINAL, 13 NË PRANGA
Artikulli tjetërI PARABURGOSURI TENTON VETËVARJEN