Pogradec, gjendet i mbytur në liqen një person

Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në liqenin e Pogradecit në fshatin Hudënisht. Policia ka bërë të ditur se viktima është shtetasi L.L rreth 60 vjeç, banues në fshatin Memelisht. Ndërkohë, nga konstatimet e para, policia thotë se nuk ka konstatuar shenja dhunë në trupin e viktimës. Rrethanat në të cilat 60-vjeçari ka ndërruar jetë janë ende të paqarta.

Artikulli paraprakAKSIDENT I RËNDË NË TIRANË-VORË, NJË I VDEKUR
Artikulli tjetërDY GRA HUMBIN JETEN NE TIRANE,NJERA VETEHELMOHET ,TJETRA VDES NE RRETHANA TE DYSHIMTA