Aksident i rëndë në Tiranë-Vorë, një i vdekur

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Tiranë-Vorë, ku ka humbur jetën një 35-vjeçar. Aksidenti ka ndodhur në rrugën dytësore në Vorë, ku makina tip “Ford” me targa “DR 5428 E” është përplasur me një kamion të parkuar. Viktima është personi që drejtonte mjetin tip “Ford”, 35-vjeçari S.Sh.. Aksidenti Rreth orës 15:55, në rrugën dytësore, Vorë – Tiranë, ka ndodhur një përplasje midis një kamioni dhe një autoveture, ku drejtuesi i autoveturës tip Ford, S. Sh., 35 vjeç, ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e forcës së goditjes, njofton Policia. Nga hetimet paraprake, është mësuar se kamioni ka qenë i parkuar jashtë rruge dhe drejtuesi i automjetit tip Ford, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit dhe si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara është goditur me kamionin duke e spostuar atë me rreth 10 metra. Shërbimet e zjarrfikëses bënë të mundur nxjerrjen e trupit pa jetë nga mjeti. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të

Artikulli paraprakGRINDJE MES TIFOZËVE TË PARTIZANIT DHE BOTEV PLOVDIV
Artikulli tjetërGJENDET I MBYTUR NË LIQEN NJË PERSON