Gjendet i varur emigranti shqiptar

 

Trupi i pajetë i një emigranti shqiptar 47 vjeçar i varur në një pemë, është gjetur gjatë paradites së sotme në qytetin Campobasso në rajonin e Molisses. Emigranti shqiptar i cili punonte si murator e jetonte prej 20 vitesh në këtë qytet mendohet se është vetëvarur. Trupi i tij është gjetur në një ish gurore rreth orës 10:00 të mëngjesit, nga një kalimtar i rastit, i cili ka njoftuar menjëherë forcat e rendit. Trupi i shqiptarit, i cili shfaqte shenja hipotermie nga i ftohti i madh i këtyre ditëve është transferuar në spitalin e qytetit për t’iu nënshtruar autopsisë.

Artikulli paraprakNIKOLIÇ – “TË GATSHËM TË DËRGOJMË USHTRINË NË KOSOVË NËSE SERBËT RREZIKOHEN”
Artikulli tjetërKRYEVEPRAT E ARTIT ITALIAN TË VITEVE 1900 NË GALERINË KOMBETARE TE ARTEVE