Kryeveprat e artit italian të viteve 1900 në Galerinë e Arteve

Hapet ne Tirane ekspozita e artit Italian te viteve 1900 ne Galerine Kombetare teArteve ne Tirane.I pranishem ne ceremonine e hapjes edhe kryeministri Edi Rama dhe shume figura te artit dhe politikes.Eventi eshte hapur nga Ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro. Rama:Arti dhe kultura nuk japin buke,por nuk ka realitet qe nuk ka kulture.Pa artin dhe kulturen evropiane,identiteti yne nuk eshte i plotesuar.Arti eshte ushqim kjo ekspozite e artit italian eshte ushqimi me special per mendjen dhe per shpirtin Ekspozita, nën kujdesin e Arianna Angelelli; Maria Catalano dhe Federica Pirani me më shumë se njëqind vepra të mrekullueshme, me prejardhje nga Galeria e Arteve Moderne në Romë, ka për qëllim të prezantojë kulturën artistike në Romë dhe në Itali në gjysmën e parë të shekullit të XX, gjuhët që e kanë përcjellë, artistët dhe lëvizjet e referimit duke kaluar nga Simbolizmi, Secesioni, Futurizmi, Klasicizmi i Ri, Shkolla Romane, Abstraktizmi.Figurat e mrekullueshme femërore, portretet e personazheve të famshëm, pamjet e Qytetit të përjetshëm dhe të fshatit roman, natyrat e vdekura, janë subjektet kryesore të trajtuara nga artistët protagonistë të ekspozitës, ndër të cilët dalin në pah emrat: Giacomo Balla, Carlo Carrà, Giorgio de Chirico, Fortunato Depero, Renato Guttuso, Giacomo Manzù, Tato, Giulio Turcato, vetëm për të përmendur disa nga më shumë se 60 artistët e paraqitur. Ekspozita është promovuar nga Zyra e Kryeministrit të Shqipërisë, Ambasada Italiane në Tiranë, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, Ministria e Kulturës së Shqipërisë, Bashkia e Tiranës, Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë, në bashkëpunim me Sovrintendenza Capitolina (Drejtoria e mbikëqyrjes Capitolina), Bashkia e Romës, Departamenti i Rritjes Kulturore, Galeria e Artit Modern të Romës dhe është realizuar e organizuar nga Arthemisia Group.

Artikulli paraprakGJENDET I VARUR EMIGRANTI SHQIPTAR
Artikulli tjetërATENTAT NË VLORË, EKZEKUTOHET ME ARMË ZJARRI NJË PERSON