Gjendet një makinë e djegur në Mat, dyshohet se është përdorur në ngjarje kriminale

Banorët e fshatit Prellë të Matit kanë lajmëruar policinë për një makinë të djegur në këtë fshat. Sipas dëshmive të para të banorëve, ata i kanë thënë policisë se makina është djegur qëllimisht nga disa persona. Sipas banorëve, ata kishin parë disa vetë që e braktisën makinën dhe më pas i vendosën zjarrin. Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje, pasi dyshohet se mjeti mund të jetë përdorur për ndonjë krim.

Artikulli paraprakLIROHET ITALIANI QË PLAGOSI SHQIPTARËT: S’I JEPNIN QERA, I VIDHNIN ENERGJI DHE E FYENIN
Artikulli tjetërSHKATËRROHET BANDA SHQIPTARO-ITALIANE E DROGËS, DREJTOHEJ NGA NJË SHEF KUZHINE