Që prej mëngjesit të kësaj të hëne, i gjithë sistemi në Gjendjen Civile pranë Bashkisë Shkodër ka qenë totalisht jashtë funksionit. Qytetarët shkodranë janë detyruar të kthehen, duke mos marrë shërbimin e nevojshëm pranë kësaj zyre. Sipas burimeve, bëhet me dije se asnjë shërbim nuk është kryer për qytetarët shkodranë, ndërsa problematika ka qenë e njëjtë në të gjitha gjendjet civile. Shërbimi nuk ka punuar në të gjithë Shqipërinë.

Qytetarët shprehen të shqetësuar me këtë situataë aspak të këndshme pasi koha në dispozicion e tyre për të kryer shërbimet nuk është aspak premtuese, ndërsa sorollatjet sjellin vonesa që i pengon në aktivitetet e tjera. Një pjesë e tyre presin në radhë prej orësh. Një bllokim i ngjashëm i sistemit, nga ku nuk janë kryer shërbimet e gjendjes civile, ka ndodhur edhe një javë më parë, ndërsa ky i kësaj të hëne është rast i ripërsëritur.

Askush nuk di të thotë me saktësi se çfarë pritet të ndodh në orët në vazhdim, përderisa punonjësit e Gjendjes Civile këshillojnë qytetarët të mos presin në radhë pasi këtë të hënë sisitemi nuk pritet t’i rikthehet normalitetit.

Artikulli paraprakÇËSHTJA “TAHIRI”, GJYKATA E KRIMEVE TË RËNDA ZGJAT ME 3 MUAJ HETIMET
Artikulli tjetër“KUJDES MË TË MADH PËR INVALIDËT”