Një 46-vjeçar është gjetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Lagunën e Karavastas, ku dyshohet se është goditur nga rrufeja.

Burime  bëjnë me dije se ka ndërruar jetë Agim Shkoza, i cili ishte peshkatar jo profesionist. Sipas informacioneve paraprake, Shkoza u godit nga një rrufe në orën 06:00 të mëngjesit të kësaj të diele, e ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet rreth orës 12:00 nga peshkatarët e tij.

Aktualisht trupi i tij ndodhet në morgun e spitalit të Lushnjes për ekspertizë mjeko-ligjore.
Njoftimi zyrtar i policisë

Në orët e para të mëngjesit, në Lagunën e Karavastas është gjetur pa shenja jete shtetasi A.Sh, 46 vjeç, banues në Divjakë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se 46-vjeçari ka qenë duke peshkuar me varkë në lagunën e Karavastasë dhe gjatë natës dyshohet të jetë goditur nga një shkarkesë elektrike (rrufe).

Po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakREJA PUBLIKON LISTËN E LOJTARËVE PËR EURO 2020,RIKTHEHEN TRE LOJTARË
Artikulli tjetërAMBULANCA AKSIDENTON TË MOSHUARËN, PRANGA SHOFERIT