Gazetat më të mëdha në gjermani shkruajë për një rast të paprecedent.

E përditshmja gjermane, më e madhja dhe në versionin online, “Bild” shkruan për një autobus nga shqipëria që ishte ndaluar në një autostradë në Këln. Efektivët e policisë panë që nga autobusi kishte rrjedhje ndaj vendosën ta ndalonin. Por kur e çuan në një ofiçinë, mekanikët u tmerruan: sistemi i frenave nuk punonte. Madje në një vend ishte vendosur një çelës për ta forcuar. Në autobus po udhëtonin 50 persona në drejtim të Holandës. Drejtuesi i mjetit pasi pagoi një shumë prej 1350 euro, u lejua të kryente udhëtimin por me një tjetër mjet.

Artikulli paraprakISH-PRESIDENTI LULA AKUZOHET PËR KORRUPSION DHE PASTRIM PARASH
Artikulli tjetërAZILI, BANORËT E POSTRIBËS PO KTHEHEN NË VENDLINDJE!