Gjermania do të dërgojë një sistem shtesë të mbrojtjes ajrore ‘Patriot’ në Ukrainë për të fuqizuar forcat e saj të armatosura dhe për t’i ndihmuar ato të zmbrapsin sulmet ajrore të shtuara ruse.
Këtë e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes nga Berlini.
“Për shkak të rritjes së sulmeve ajrore ruse kundër Ukrainës, qeveria gjermane ka vendosur të forcojë më tej mbrojtjen ajrore të Ukrainës”,- thuhet në një deklaratë.