Gjobvënia, dështon ballafaqimi i Ylvi Beqajt me Shullazin

Pas 4 orësh në një sallë të tensionuar dhe nën masa të rrepta sigurie, Gjykata e Krimeve të Rënda nuk arrijnë të bëjë ballafaqimin e biznesmenit Ylvi Beqaj me Emiliano Shullazin. Në këtë seancë do të sigurohej në cilësin e provës dëshmija e Beqajt por procesi është shtyrë pasi të pandehurit janë larguar nga salla. Beqaj ka kallëzuar në prokurori se është kërcënuar e gjobitur nga Shullazi disa kohë më parë duke i marrë pronat dhe një vlerë parash në 500 mijë euro, ndërsa këto akuza janë mohuar prej Shullazit. Këtë të premte ishte para caktuar sigurimi i dëshmisë së Ylvi Beqajt por mbrojtja e Emiliano Shullazit ka ankimuar këtë vendim në apel me argumentin se sigurimi i provës është marrë tej afateve ligjore.Trupa gjykuese ka vendosur të ndërrojë dy herë sallën deri në vendimin final për të siguruar provën nga Beqaj, por kjo seancë është kundërshtuar dhe të pandehurit e mbrojtja janë larguar nga salla dhe seanca e radhës do të mbahet të martën në orën 12:00. Prokuroria ka marrë nën hetim Emiliano Shullazin, Gilmando Danin, Blerim Shullazin, Endrit Qyqen dhe Endri Zelën pasi sipas kallëzimit këta të fundit kanë kërcënuar Ylvi Beqajn duke i marrë paratë nën kërcënimin për jetën.

Artikulli paraprakNDOTET LUMI ISHËM, KOKË DERRASH TË HEDHURA NË UJË
Artikulli tjetërDASH, DORËHIQEN 4 ZYRTARË TË LARTË,MES TYRE VICTORIA NULAND