Vllaznia këtë të dielë ka arritur të marrë një fitore më shumë se jetike ndaj skuadrës së Laçit.

Pas përfundimit të kësaj sfide trajneri Ernest Gjoka në deklaratën e tij pas-ndeshjes foli më në detaje sa i përket ekipit në përgjithsi.

Berisha, Krymi, Vucaj, Lika dhe Orelesi kanë pasur nga tre kartonë të verdhë Gjoka nuk ka dashur të rrezikojë shumë për në ndeshjen e rradhës ndaj Flamurtarit pasi mungesa e tyre do të ishte thelbësore për skuadrën.

Po ditën e dielë kanë luajtur edhe Teuta me Kamzën ndeshje e mbyllur me barazimin 3-3 dhe për teknikun e Vllaznisë kjo sdo të thotë gjë pasi lufta do të jetë e ashpër deri në fund.

Ndërkohë Vllanzisë të shtunën e ardhshme do të udhëtojë drejtë Vlorës për ndeshjen e javës së 32 ku trajneri Gjoka u shpreh se është një ndeshje shumë e vështirë.

Artikulli paraprakTRAFIKU, “PARALIZON” ZJARRFIKËSIT
Artikulli tjetërVOLEJ, VLLAZNIA SHPALLET KAMPIONE E SHQIPËRISË