Trafiku i rënduar gjatë sezonit veror dhe punimet e shumta që po bëhen në rrugën e Velipojës pritet që të paralizojnë punën e zjarrfikesve.

Këtë shqetësim e ka ngritur Drejtori i Emergjencave Civile në Bashkinë e Shkodrës Ridvan Bushati sipas të cilit segmenti më problematik është hyrja e qytetit deri pas “Urës se Bahcallekut” i cili gjatë verës është tepër i rënduar duke shkaktuar vonesa për të mbërritur në kohë në vendngjarje

Ndonëse këtë sezon veror në Velipojë është planifikuar që të stacionohet një automjet zjarrfikës p kjo është një zgjidhje e përkohëshme ,

sepse në rast se do të kemi tragjedi të përsëritura sic ndodhi vitin e kaluar pranë kompleksit “Fishta” atëhere domosdoshmërisht kërkohen automjete shtesë nga Shkodra në drejtim të Velipojës, por rruga është një sfidë më vete.

Objekti kryesor i punës së këtij shërbimi është së pari shpëtimi i jetës së njerëzve, pronës dhe gjithckaje që i shërben atij.

Bushati tha se janë shpërndarë kujtesa me detyrat përkatëse që subjektet që operojnë në zonën e Velipojës duhet të kenë një vëmendje, vecanërisht në përiudhën e verës për shkak të temperaturave të larta.

 

Artikulli paraprakKONFEDERATA PROTESTON ME 1 MAJ
Artikulli tjetërGJOKA: I KËNAQUR ME FITOREN NDAJ LAÇIT