Dita e dielë do të zbresë në fushën e blertë skuadrën e Vllaznisë në stadiumin “Loro Boriçi” ku si kundërshtarë të rradhës do të ketë skuadrën e Skënderbeut. Në një deklaratë për shtyp një ditë para ndeshjes traineri Ernest Gjoka shprehet se janë përgatitur shumë por edhe se ka besim tek skuadra e cila forcën do e tregojë nga dita në ditë. Për trainerin e skuadrës kuqeblu sfida ndaj Skënderbeut është e vështirë por do të mundohen që të arrijnë të marrin atë çfarë u nevojitet pasi skuadra ka potencial.

Në ndeshjen ndaj Skënderbeut Vllaznia do të zbresë në fushë me dy mungesa si Orelesi dhe Vucaj por njëkohësisht i gatshëm do të jetë edhe Olsi Gocaj i cili duket se tashmë është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i pësuar. Ndër të tjera traineri Ernest Gjoka u shpreh se pavarësisht zhurmës që krijoi humbja ndaj Kukësi javën e shkuar presidentja e Vllaznisë Voltana Ademi por edhe drejtues të lartë të Bashkisë u kanë qëndruar pranë ekipit . Vllaznia-Skërndebeu do të luhet ditën e dielë në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 13:00.

Artikulli paraprakLOKALI “SAMBA” QËNDRA E TRAFIKUT TË KOKAINËS
Artikulli tjetër“KOKAINA”, POLICIA ARRESTON 7 SHTETAS