Blute e Shkodres kane finalizuar operacioni ne koduar “kokaina” ku jane vene ne pranga 7 shtetas. Sipas njoftimit te bluve te Shkodres behet me dije se operacioni ka nisur prej muajsh. Drejtori i policise se Shkodres Gjovalin Loka ne nje deklarate per shtyp ka bere publik edhe detajet e operacionit.Goditja e këtij grupi kriminal u realizua pas një punë të mirëfilltë hetimore me metoda speciale të hetimit të përdorura nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, Oficerëve të Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjthshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. 

Në vijim të këtyre hetimeve është provuar se shtetasi Helidon Marku është menaxher i një lokali nate në Shkodër dhe në bashkëpunim me shtetasit Kristjan Ujka, Saimir Arçi, Erjon Zekaj Aldo Vruçaj, Indrit Tagani, Aleksandër Matoja, si dhe me shtetasin H. K të shpallur në kërkim, kanë zhvilluar prej kohësh aktivitetin kriminal të mbajtje, shitje të drograve të forta kokainë dhe heroinë, duke ua shitur klientëve brenda ambjenteve të këtij lokali. Në cilësine e provave materiale janë sekuestruar:

• 2 kilogramë e 237.6 gramë lënde narkotike e dyshuar Kokainë.

• 3 automjete të tipeve Audi Q5, Ford “Fiesta” dhe BMË.

• 10 telefona celulare të markave te ndryshme.

• 489.000 leke , 635 Dollare dhe 280 Euro,

Artikulli paraprakGJOKA: KAM BESIM TEK FORCA E SKUADRËS
Artikulli tjetërPROBLEME NË VARREZAT E STOM-GOLEMIT