Mbrëmja e së hënës ka mbyllur kështu edhe javën e 23 të Kategorisë Superiore me ndeshjen Vllaznia – Flamurtarin në stadiumin “Loro Boriçi”.

Ky takim u mbyll me një fitore të thellë nga Vllaznia e cila shënoi 3 gola fantastik në portën e vlonjatëve. Me këtë fitore duket se tek Vllaznia ka ndryshuar gjërat duke qënë më agresiv në fushë dhe duke kërkuar më ngulm fitoren.

Traineri Ernest Gjoka i pyetur se çfarë ka ndryshuar tek skuadra e tij ai shprehet.

Sa i përket kundërshtarit traineri kuqeblu u shpreh se e dinin që përballë do të kishin një nga skuadrat që kanë sulmin më të mirë në Superligë.

Kjo ndeshje dhuroi shumë emocione për të gjithë por më shumë për vetë trainerin Ernest Gjoka pasi në përfundim të ndeshjes tifozët thërrisnin emirn e tij dhe numri një i pankinës shkodrane u shpreh se është emocionuar shumë.

Me një lojë që thuajse është zhvilluar në fushën kundërshtare dhe me një flamurtar thuajse inegzistent në fushë Vllaznia ka marrë tre pikë të vlefshme. Ndërkohë skuadra kuqeblu javën e ardhshme ka ndeshjen e rradhës në transfertë me Kamzën.

Artikulli paraprakAPELI DËSHPERUES I FERMERIT!
Artikulli tjetërTAKIM PËR SKEMËN E RE TË N. EKONOMIKE