Për trainerin Gjoka një ndeshje që i fal qetësi ishte ajo e Luftëtari – Vllaznia e zhvilluar këtë të dielë e cila u mbyll pa gola. Pas përfundimit të këtij takimi traineri kuqeblu ka vlersuar lojën e zhvilluar në fushë nga futbollitët e tij edhe pse kanë shpërdoruar jo pak raste.

Në pjesën e dytë të këtij takimi Ernest Gjoka mendoi të rifreskonte skuadrën duke future në lojë Ribaj dhe Kalaja i cili u shpreh se po ta menaxhonin sutuatën me pak qetësi edhe do mund të shënonin.

Por pavarësisht se kuqeblutë luanin kundrejtë një skuadre që ka shënuar një ecuri mjaft të mirë duket se si një faktorë kryesorë ka ndikuar edhe sulmi i mesjavës i ndodhur ndaj trainerit dhe vetë Gjoka shprehet se ishte një traumë porn ë fushë ata u munduan të bënin më të mirën duke synuar marrjen e pikëve.

 

Tashmë Vllaznia do të zhvillojë ndeshjen e rradhës ndaj sërish në transfertë ndaj Laçi por që akoma nuk është vendosur nëse ky takim do të zhvillohet të mërkurën apo të enjten.

Artikulli paraprakSITUATA E BORËS, INFORMON BASHKIA SHKODËR
Artikulli tjetërSUKAJ: VLLAZNIA DUHET TË PRIVATIZOHET