Një ndeshje e vështirë e pret skuadrën e Vllaznisë më kampionët në fuqi të Kukësit e cilësuar edhe si përballja e veriut.

Kjo ndeshje ndër të tjera është e cilësuar edhe si një sfidë e dyfishtë për trajnerin Ernest Gjoka ku ai një sezon më parë ka qënë drejtuesi i kësaj skuadre të cilën e nxori edhe kampione por tashmë në këtë fushë shkon si kundërshtarë. Trajneri Gjoka në lidhje më këtë ndeshje shprehet se në Kukës shkojnë për të bërë detyrën dhe të marrin tre pikëshin.

Vllaznia në këtë ndeshje synon të arrijë fitoren ndaj skuadrës së Kukësit ku edhe drejtuesit e skuadrës kuqeblu janë mjaft optimist ndaj kësaj përballjeje. Si trajneri dhe ndihmësit e tij janë shprehur se i dinë pikat e dobëta dhe të forta të ekipit të Kukësit ndaj do të luftojnë që në Shkodër të kthehen më fitore. Duhet theksuar fakti se deri më tani Kukësi dhe Vllaznia janë ndeshur 17 herë dhe kuqeblutë kanë arritur vetëm dy fitore.

Një në Shkodër më 16 Shkurt 2013 me rezultatin 1-0 dhe të dytën në Kukës më 1 dhjetor 2013 me rezultatin 3-1 në fushën e lojës por të marrë pastaj 3-0 aforfe nga FSHF për shkak të incidenteve që shkaktuan tifozët vendas tashmë duket ka ardhur rradha për të realizuar edhe fitoren e tretë këtë të dielë.

Artikulli paraprakVLLAZNIA TAEKWONDO SFIDA E RRADHËS NË TURQI
Artikulli tjetërARRESTOHET ISH SHEFI I KRIMEVE NË POLICINË E DURRËSIT