Vllaznia Taekwondo pas marrjes së titullit kampion në kampionatin i Ballkanit me sportistin Dorian Dokaj tashmë sfida e rradhës është pjesëmarrja në kampionatin i cili do të zhvillohet në Turqi nga data 8 deri më 12 nëntor.

Trajneri Elion Puka shprehet se dëshira për të marrë pjesë në këtë kompeticion është tepër e madhe por ekipi ka nevojë për një sponsor pasi nuk mund ti përballojnë vetë këto shpenzime. Puka shprehet se pavarësisht kërkësave drejtuar Bashkis Shkodër për ti financuar nuk kanë marrë asnjë përgjigje apo ndihme. Dorian Dokaj i cili mori edhe titullin kampion Ballkani për Star Plus shprehet se dëshira është shumë e madhe për të konkuruar e pse jo të marrin edhe medalje në këtë kampionat në Turqi .

Në ekipin e Vllaznia taekwondo është kampione në fuqi për të rritur dhe fëmijë në Shqipëri ku kanë marrë mëdalje e trofe në kompeticione të ndryshme. Tashmë Vllaznia taekëondo u nevojitet një sponsor për të marrë pjesë në kampionatin Ballkanik në Turqi ku pretenojnë të kthehen me medajle.

Artikulli paraprak“NDRE MJEDA” MARSHIM KUNDËR BULLIZMIT
Artikulli tjetërGJOKA: NË KUKËS DO TË BËJMË DETYRËN