Gjuetia e paligjshme e shpendëve të Liqenit të Shkodrës është një fenomen shqetësues, i cili po rrezikon specia të ndryshme në Shkodër. Përveç shpendëve, gjueti të tepruar është vërejtur edhe tyek lepujt, çfarë ka sjell në një problem të madh për këta specie.

Edhe pse jemi aktualisht në një moratorium i cili do të zgjas deri në vitin 2021, fenomeni nuk është ndalur deri në masën 100%.

Sipas sekretarit të Shoqatës së Gjahtarëve Shkodër, Xhabir Mehmeti, gjuetia sidomos natën po rezulton shfarosëse.

Sipas Mehmetit, njerëz të papaërgjegjshëm po bëjnë krim mbi speciet e rralla. Ndërkohës, sipas tij, çdo anëtarë i shoqatës që goxon të ndërhyrë në gjueti të paligjshme nuk tolerohet, përderisa përjashtohet përgjjithmonë nga shoqata, për shkak të statutit të saj, i cili nuk lejon asnë shkelje.

Në vitet e fundit, edhe pse është aktual problemi i gjuetisë së paligjshme, është aktiv moratorium. Megjithatë, ashtu siç vetë Mehmeti preferon t’i quaj, akoma vazhdojnë të fortët dhe ata që nuki kanë frikë ligjin, të dëmtojnë florën dhe faunën e Shkodrës.

 

Artikulli paraprakRAMA NË KONFERENCËN E AIPAC, FJALIM NË LOBIN AMERIKANO-IZRAELIT
Artikulli tjetërRESHJET E SHIUT, RRITET NIVELI I LUMENJVE