Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit nisi me debat, teksa deputeti i opozitës, Kujtim Gjuzi, i kërkoi 45 minuta kohë kryeparlamentarit Ruçi për të lexuar rezolutën. Por, kërkesa e tij nuk është pranuar nga Gramoz Ruçi, i cili tha se projektrezoluta ka qenë e publikuar prej dje në faqen zyrtare të Kuvendit.

Kujtim Gjuzi: Duam 45 minuta që t’i hedhim një sy rezolutës. Kjo rezolutë i bie që të shkarkojë Presidentin, ndaj na duhen këto minuta.

Gramoz Ruci: Projekt rezoluta ka qenë publike në faqen zyrtare të Parlamentit. E shfrytëzonit kohën, kanë kaluar 12 orë. Pra, procesverbali miratohet

Artikulli paraprakUNAZA E RE/ IKMT VIJON SHEMBJEN E BANESAVE TEK ‘ASTIRI’
Artikulli tjetërBALLA KËRKON MBËSHTETJEN E DEPUTETËVE PËR REZOLUTËN: META SHKELI AFATIN DHE ZGJODHI TË KATËRTËN NË LISTË! TË REFLEKTOJË!