Gjykata e Apelit në Tiranë lë të lirë 68-vjeçarin Sabri Haka mbi të cilin rëndonte akuza e ‘trafikimit të lëndëve narkotike’.

Arrestimi dhe masa e sigurisë me 45 ditë burg për invalidin nga Nikla u bë me pretendimin se te shtëpia, të cilën e ka braktisur para 20 vitesh është gjetur një sasi lënde narkotike. Djali i të moshuarit solli fakte se kjo shtëpi e braktisur pa dyer e pa dritare nuk ishte në pronësi të tyre por rezultonte tokë shtet.

Dëshmi të rreme u dokumentuan gjatë procesit gjyqësor në Krujë ku në vendimin e gjykatës thuhej se avokati ishte dakord për sa i takon vlerësimit të ligjshëm të arrestit në flagrance të klientit, ndërsa avokati e mohoi këtë fakt pasi 68-vjeçari është marrë në ambientet e shtëpisë se tij jo në vendngjarje.

Edhe pse prokurori e etiketon median si ‘llumi i kazanit”, faktet ishin më kokëforta se arroganca e prokurorit të çështjes dhe për këtë arsye Gjykata e Apelit ne Tiranë la të lire të moshuarin nga Nikla.

68-vjeçari invalid u kthye pranë familjes, ku e prisnin me krahë hapur plot 10 nipër e mbesa.

Artikulli paraprakALARMANTE,6 RASTE DHUNE FËMIJËSH NDAJ PRINDËRVE NË 24 ORE
Artikulli tjetërAKSIDENT NË SUPERSTRADËN LEZHË-LAÇ/ KAMIONI PËRPLAS BIÇIKLETËN, HUMB JETËN NJË 50-VJEÇAR