Gjykata e Lartë kroate: Ballist Morina të ekstradohet në Serbi.Shpresa e fundit e Morinës te Ministria e Drejtësisë Gjykata: S’bllokojmë ekstradimin se është shqiptar

Gjykata Supreme e Kroacisë ka vendosur që Ismail Morina të ekstradohet në Serbi për t’u gjykuar për ngritjen e dronit para tre viteve në ndeshjen mes Serbisë dhe të Shqipërisë. Gjykata e Lartë e Kroacisë konfirmoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Dubrovnikut dhe rrëzuar ankimin e avokatit duke i hapur rrugën ekstradimit të shqiptarit. Gjykata: S’bllokojmë ekstradimin se është shqiptar Gjykata Supreme vendosi që ankesa e tij ishte e pabazë, pasi janë përmbushur të gjitha kushtet ligjore për ekstradim. ‘Gjykata e Shkallës së Parë të gjitha faktet vendimtare i ka vërtetuar drejt. Nuk mund të supozohet me arsye se personi për ekstradim në Republikën e Serbisë, vetëm pse është shqiptar dhe për shkak të bindjeve të veta politike do të jetë i diskriminuar gjatë gjykimit, përkatësisht se për këtë shkak do të ketë pozitë të vështirësuar” thuhet në vendim. Shpresa e fundit te ministria e Drejtësisë Por vendimin përfundimtar do ta marrë ministri i Drejtësisë kroate, pasi foli gjykata. Tashmë nëse ministri i Drejtësisë së Kroacisë do të vendosë që Morina të ekstradohet do të nisë procesi për dërgimin e tij në Serbi. Megjithatë procedurat pritet që të zgjasin, pasi Ballisti ka kërkuar azil politik në Kroaci dhe ende nuk ka marrë një përgjigje për kërkesën. Qeveria shqiptare dhe FSHF kanë lobuar muajt e fundit që Morina të mos ekstradohet. Morina u ndalua në muajin qershor në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë, pasi po udhëtonte për në Itali, ndërsa më pas rezultoi se ishte në kërkim nga Serbia.

Artikulli paraprakPESHQ TË NGORDHUR MBUSHIN BREGUN E REZERVUARIT
Artikulli tjetërGRUAJA I JEP FUND JETËS, TRE TË TJERË PINË HELM