Peshq të ngordhur mbushin bregun e rezervuarit në Cërrik

Një sasi peshqish të cilët mbaheshin në rezervuar janë konstatuar të ngordhur. Një investim i çuar dëm nga mungesa e ujit, oksigjenit, thatësirave dhe temperaturave të larta. Rezervuari “Xibraka” ose Gjoli i Mukjes si e quajnë në Cërrik me administrator Gentian Xhelili tha në bisedë telefonike për median se një sasi e konsiderueshme peshqish janë të ngordhur por ende nuk është përllogaritur demi. Sipas tij, shkak kryesor mbetet mungesa e oksigjenit duke ulur nivelin e ujit dhe duke vështirësuar jetesën nën ujore të këtyre peshqeve.

Artikulli paraprakRRËMBIM DHE PËRDHUNIM,KERKOHEN MBI 10 VITE BURG PER SHQIPTARIN
Artikulli tjetërGJYKATA E LARTË KROATE: BALLIST MORINA TË EKSTRADOHET NË SERBI