Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 69 vjeçarin Bashkim Teli. Seanca gjyqesore e zhvilluar me dyer te mbyllura e ka cilesuar si të ligjshëm arrestimin e 69 vjecarit si autor i vrasjes së bashkëjetueses së tij.

Në seancën gjyqësore, Bashkim Teli ka rrefyer edhe krimin e kryer ndërkohe që ka tronditur edhe trupin gjykues me deshmine e tij duke shfaqur shenja te qarta halucinacionesh.

Sipas Bashkim Telit, ai ka rrefyer para trupit gjykues se menjëherë pasi kishin vendosur të bashkëjetonin në Shkodër, Bashkimi kishte bërë pjesë të pronësisë të banesës edhe viktimën Suzanën, me insistimin e fortë të kësaj të fundit. Ata ishin një çift i pandashëm dhe në cdo mur të shtëpisë kishte foto të çiftit.

Sipas dëshimsë të Bashkimit në gjykatë, mjekët e kishin këshilluar të mos flisnin pasi merrte ilaçet nuk duhej të diskutonte me njeri, por bashkëjetuesja kishte folur pafund edhe pse Bashkimi i kishte kërkuar të mos fliste, pastaj ato kishin nisur të debatonin dhe shtyheshin me njëri-tjetrin, dhe më pas kishtë ndërmarrë aktin makabër, duke e qëlluar më çekiç që shkaktoi edhe vdekjes e Suzana Sheminit.

Prej një viti, vajzat e autorit te ngjarjes nuk komunikonin me të atin, ndërkohe qe ato jane interesuar prane avokatit mbrotjes Agim Martini në lidhje me fatin e të atit të tyre i cili është edhe autor i kësaj vrasje makabre ne qytetin e Shkodrës.

Avokati mbrotjes ka kerkuar ekspertimin neoro-psiqik, pasi ne baze te te dhenave dhe ngjarjes Bashkim Teli shfaq shenja te forta psiqike te cilat mund ta kene cuar ate te kryeje kete krim.

 

Artikulli paraprakJUVENTUS FITON DERBIN E ITALISË
Artikulli tjetërMURIQAN, RADHË TË GJATË NË KUFI